Paul Williams vazhdon sot dëshminë në Gjykatën Speciale

Paul Williams vazhdon sot dëshminë në Gjykatën Speciale

Aktuale September 18, 2025 - 07:59

Dëshmitari i dytë i mbrojtjes së Hashim Thaçit, Paul Williams, i prezantuar nga mbrojtja si këshilltar ligjor pro bono për delegacionin e Kosovës në Konferencën e Rambujesë në shkurt dhe mars të vitit 1999, vazhdon sot dëshminë e tij në Gjykatën Speciale.

Ndryshe, dje dëshmitari Paul Williams mohoi që trupat gjermane të kenë gjetur 15 të burgosur – përfshirë një person të moshuar, i cili ishte gjetur i lidhur me pranga në një karrige, i rrahur dhe i vdekur, në ish-godinën e MUP-it në Prizren.

Po ashtu, dëshmitari mohoi të ketë pasur ndonjëherë kontakt me Adem Demaçin dhe tha se nuk e di nëse ky i fundit ka qenë anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

“Nuk kam dijeni lidhur me këtë”, deklaroi ai.