Jahjaga takon Obamën: Kosova s’ka pasur dhe s’do të ketë aleat më të madh se SHBA-në

Jahjaga takon Obamën: Kosova s’ka pasur dhe s’do të ketë aleat më të madh se SHBA-në

Aktuale September 18, 2025 - 09:52

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka marrë pjesë në samitin global “The Jefferson Educational Society”.

Jahjaga në kuadër të këtij samiti ka takuar ish-presidentin e SHBA-së, Barack Obama, raporton Zeri.info.

Ajo tha se diskutuan për forcimin e marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Kosovës.

“Kërkova nga presidenti Obama angazhimin e mëtejshëm në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet SHBA dhe Kosovës, të cilat janë sfiduar me pezullimin e dialogut strategjik se fundmi. Kërkova edhe ndihmën dhe përkrahjen e zotit Obama në konsolidimin e shtetësisë tone në arenën ndërkombëtare”, u shpreh ish-presidentja Jahjaga.

Po ashtu ajo u shpreh se Kosova nuk ka pasur kurrë aleat më të madh se SHBA-në dhe se falë këtij partneriteti populli i vendit tonë gëzon lirinë.

“Kosova nuk ka pasur dhe nuk do të ketë kurrë aleat më të madh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe populli amerikan. Falë këtij partneriteti, ne sot gëzojmë lirinë, pavarësinë, njohjen ndërkombëtare dhe anëtarësimin në shumë organizata botërore. Për këtë mbetemi përjetësisht falënderues”, thuhet ndër tjera në postimin e ish-presidentes Jahjaga. /Zëri