
Williamsi thotë se nuk kishte njohuri për Adem Jasharin
Aktuale
September 18, 2025 - 12:53
Po vazhdon ende dëshmia e juristit Paul Williams në Gjykatën Speciale.
Në mesin e shumë pyetjeve drejt tij u përmend edhe Adem Jashari.
Udhëheqësi i ekipit mbrojtës të ish-presidentit Hashim Thaçi, Luka Mishetiq, e pyeti juristin nëse kishte njohuri për Adem Jasharin.
Williamsi u përgjigj: “Jo, tani që ju po më pyesni në këtë çast”.