Rohde i prerë për Kushtetuesen: Kur merret një vendim duhet të zbatohet, kështu funksionon demokracia
Foto: Laura Hasani

Rohde i prerë për Kushtetuesen: Kur merret një vendim duhet të zbatohet, kështu funksionon demokracia

Aktuale September 18, 2025 - 22:56

Ambasadori në largim i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde sontë në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur në lidhje me Gjykatën Kushtetuese.

Ai u shpreh se as në vendet e jashtme nuk  pajtohen të gjithë me vendimet e Kushtetueses ose Supremes, por sipas tij, kur merret një vendim, ai duhet të zbatohet.

Duket folur për këtë çështje, Ambasadori në largim tha se kjo është mënyra se si funksionin demokracia, përcjell Klankosova.tv.

“Për fat të keq Gjykata Kushtetuese duhet ta bëjë punën në mënyrën e politikave dhe për këtë arsye nëse i vendosni në një situatë dhe pastaj e kritikoni vendimin, mendoj se kjo është më e keqja e të dy anëve”.

“Nëse ua jepni vendimin sepse duhet të vendosin, mos e minoni, ose mos e nënçmoni besimin në këtë Gjykatë, sepse ky është institucioni që keni”.

“E patë deklaratën e QUNT-it, i patë misionet e jashtme çfarë thonë dhe çfarë presin, se ju do të respektoni vendimin”.

“A mendoni në vendet e jashme si në ShBA apo në vendin tim që të gjithëve u pëlqejnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese ose Supreme, jo. Por, sapo të merret një vendim atëherë ai duhet të zbatohet sepse kjo është mënyra në të cilën demokracia funksionin”, u shpreh tutje ai. /klankosova