
Murati për Specialen: Gjykatë e padrejtë, besojmë në pafajësinë e luftëtarëve të UÇK-së
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë sot se partia e tij ka qenë konsistente sa i përket Gjykatës Speciale.
Murati përmendi kundërshtimin e partisë së tij për Specialen, që nga votimi i saj në Kuvendin e Kosovës, pasi, siç tha, është gjykatë monoetnike, ndërsa shtoi se shpreson dhe beson që verdikti i kësaj gjykate të jetë për pafajësinë e liderëve të UÇK-së dhe ata të kthehen në Kosovë, transmeton Zeri.info.
“Po besoj që LVV-ja ka qenë konsistente gjatë gjithë kohës, sa i përket Gjykatës Speciale, ne kemi kundërshtuar vazhdimisht kundër një gjykate monoetnike, kemi qenë kundër që të bëhet një proces i tillë, kjo është dëshmuar edhe gjatë votimit të asaj kohe e kemi refuzuar. Sot po e shohim që problemi që po sjellin dhe nuk qëndron ajo që u premtua atëherë, se do të bëhet vetëm një gjykim ose do të pastrohet imazhi i UÇK-së. Ne shpresojmë, besojmë dhe urojmë se Gjykata do të nxjerrë verdiktin e pafajësisë për ata që po gjykohen atje dhe të kthehen këtu, pastaj janë çështje të tjera ato që kanë ndodhur gjatë proceseve të qeverisjeve”.
“Është gjykatë e padrejtë dhe ne besojmë në pafajësinë e luftëtarëve të UÇK-së”, tha Murati kur u pyet nga gazetarët në konferencën pas mbledhjes së Qeverisë. /Zëri