
Qeveria miraton vendimin për sanksione ndaj Rusisë për agresionin ukrainas
Qeveria në detyrë ka miratuar vendimin për zbatimin e pakos sanksionuese ndaj Rusisë, pas agresionit në Ukrainë.
Gjatë mbledhjes është miratuar Propozim-vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/64, të datës 25 dhjetor 2022, teksa kjo pako përfshin sanksione të BE-së ndaj shtetit rus, ka njoftuar ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla,
“Për të mbështetur kundërshtimin e agresionit të Federatës Ruse kundër Ukrainës, në përputhje me masat dhe sanksionet e BE-së dhe SHBA-së, MPJD-ja propozon për shqyrtim dhe miratim vendimin për zbatimin e pakos 15, 16, 17 dhe 18 të sanksioneve të BE-së ndaj Federatës Ruse, si dhe masave shtesë përkatëse. Më 16 dhjetor 2024 Këshilli i BE-së miratoi pakon e 15 të sanksioneve ndaj Federatës Ruse, kjo pako përfshin masa kufizuese ekonomike dhe individuale me qëllim të kufizimit e mëtejmë të aftësisë së Rusisë për të zhvilluar luftën e saj të paligjshme, të paprovokuar dhe pa justifikuar të agresionit kundër Ukrainës”, tha ai.