Rainer Rudolph, ambasador i ri i Gjermanisë në Kosovë

Rainer Rudolph, ambasador i ri i Gjermanisë në Kosovë

Aktuale September 19, 2025 - 13:37

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë e ka konfirmuar se Rainer Rudolph do të jetë ambasadori i ri gjerman në Kosovë.

Kjo ambasadë ka bërë me dije për Kallxo se ambasadori i ri mandatin do ta fillojë në mes të muajit tetor.

Rudolphi aktualisht është nënkryetar i Konferencës së Sigurisë në Munih (MSC).

Ai do të jetë pasues i ambasadorit aktual Jorn Rohde. Ky i fundit në Kosovë ka arritur në verën e vitit 2020.