
Behrami: Me Kurtin në Qeveri nuk ka dhe s’do të ketë kurrë marrëdhënie të mira me SHBA-në
Aktuale
September 19, 2025 - 18:33
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti për prishje sistematike të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e quajtur atë “politikan kamikaz” që ka qenë gjithmonë në konflikt me SHBA-në.
Behrami theksoi se Kurti ka kundërshtuar të gjithë liderët amerikanë që kanë mbështetur Kosovën dhe ka tensionuar raportet me ambasadorët amerikanë në Prishtinë.
Sipas tij, situata aktuale me pezullimin e dialogut strategjik me SHBA-në është e paprecedentë dhe përbën gjendje alarmante për vendin.