Ibrahimi për punën e komunave: Duhet të jemi të kënaqur marrë parasysh situatën

Ibrahimi për punën e komunave: Duhet të jemi të kënaqur marrë parasysh situatën

Aktuale September 20, 2025 - 21:03

Kryetari i Asociaconit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë që ata duhet të ndihen të kënaqur me përqindjen e mbajteve të premtimeve nga kryetarët e komunave marrë parasysh situatën në të cilën kanë qenë.

Ai tha se Asociacioni i mirëpret analizat e institucioneve por shprehu brengën dhe kritikën e tij mbi to.

“Instituti i ka bërë disa analiza të cilat neve si Asociacion i marrim në konsideratë dhe i analizojmë dhe i mirëpresim”, ka thënë Ibrahimi.

“Çdo analizë që del nga institutet tona është e mirëseardhur, edhe për komunat por edhe për Asociacionin”.

“Në analizat e GAP-it, zakonisht këta vetëm dalin me situatën aktuale apo atë që është normalisht përmbushja e premtimeve në këtë rast, mirëpo nuk i analizojnë edhe shkaqet në detaje”.

“Tash, në bazë të analizës së fundit të GAP-it, del që mbi 50 për qind të premtimeve gjatë të dhënave të kryetarëve të komunave janë përmbushur”.

“Edhe ne si Asociacion besoj se duhet të jemi të kënaqur duke e marrë parasysh situatën nëpër të cilën kanë kaluar komunat gjatë këtij mandati. /klankosova