Duncani thotë se asnjëherë s’i është raportuar komandës së NATO-s që Thaçi ka dirigjuar ose ka kryer akte dhune ndaj civilëve

Duncani thotë se asnjëherë s’i është raportuar komandës së NATO-s që Thaçi ka dirigjuar ose ka kryer akte dhune ndaj civilëve

Aktuale September 23, 2025 - 13:32

Në Dhomat e Specializuara në Hagë po vazhdon dëshminë e tij John Duncan.

Gjatë dëshmisë së tij, avokatja e Hashim Thaçit, Nina Tavakoli, ia lexoi një deklaratë të gjeneralit Mike Jackson rreth spastrimit etnik të serbëve pas luftës në Kosovë, raporton Zeri.info.

Kjo deklaratë lidhet me natyrën e akteve të dhunës që kanë ndodhur në pranverë të vitit 1999.

Avokatja: Gjenerali Jackson thotë se nuk kam prova që nga pikëpamja institucionale UÇK-ja të ketë pasur praktikë të spastrimit etnik të serbëve që kishin mbetur aty.

Pyetje: Pajtoheni me vlerësimin e tij?

Përgjigje: Po, në këtë rast pajtohem me vlerësimin e tij.

Pyetje: Me sa keni ju dijeni, gjenerali Jackson a i ka raportuar ndonjëherë komandës së NATO-s se Hashim Thaçi ka dirigjuar ose ka kryer akte dhune ndaj civilëve?

Përgjigje: Jo, me sa kam unë dijeni. /Zëri