Edi Rama thërret mbledhje urgjente me ministrat dhe deputetët e Tiranës
Foto: Laura Hasani

Edi Rama thërret mbledhje urgjente me ministrat dhe deputetët e Tiranës

Aktuale September 24, 2025 - 11:16

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kërkuar mbledhje urgjente me ministrat dhe deputetët e qarkut të Tiranës.

Mësohet se mbledhja është thirrur një ditë pasi këshilltarët bashkiakë me urdhrin e tij kanë shkarkuar kryebashkiakun e arrestuar, Erion Veliaj.

Mbledhja do të mbahet ditën e sotme, në orën 18:00, në Kryeministri.

Ende nuk dihet se cila do të jetë fokusi i takimit, por dyshohet se Rama do të kërkojë angazhim maksimal të deputetëve në zgjedhjet e pjesshme, që do të mbahet në Tiranë.