Diaspora serbe me fushatë propagandistike kundër Kosovës e Kurtit në New York [foto]

Diaspora serbe me fushatë propagandistike kundër Kosovës e Kurtit në New York [foto]

Aktuale September 25, 2025 - 10:42

Tre kamionë të pajisur me ekrane reklamues po qarkullojnë ditëve të fundit nëpër rrugët afër selisë qendrore të Kombeve të Bashkuara në New York, aty ku po mbahet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.

Siç raportojnë mediat serbe, aksioni është organizuar nga diaspora serbe në SHBA, me pretendimin se duan të “sensibilizojnë” opinionin publik për gjendjen e serbëve në Kosovë.

Nëpër billboardet e kamionëve janë vendosur imazhe dhe slogane që akuzojnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Organizatorët pretendojnë se me këtë aksion duan ta “rrisin ndërgjegjësimin e amerikanëve” për, siç e quajnë ata, “dhunën dhe torturën ndaj serbëve në Kosovë”.

Image

Image

Image

Image