Rritja e trupave të EULEX-it për zgjedhje, Ramadani: Sa herë rritet ky mision, merret një copë sovraniteti
Foto: Laura Hasani

Rritja e trupave të EULEX-it për zgjedhje, Ramadani: Sa herë rritet ky mision, merret një copë sovraniteti

Aktuale September 25, 2025 - 11:29

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, ka reaguar pas njoftimit të EULEX-it për shtim të trupave për shkak të zgjedhjeve lokale, duke thënë se sa herë që rritet EULEX-i, merret një copë sovraniteti.

Ramadani, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se sa herë rritet EULEX-i, merret “një copë” sovraniteti, raporton Zeri.info.

Postimi i plotë:

Sa herë rritet EULEX-i, na merret “një copë” sovraniteti.

EULEX-i njoftoi se sërish ka rritur trupat policore, tash përkohësisht për zgjedhjet lokale.
Pse EULEX-i po rritet për sigurinë e zgjedhjeve lokale?

Si u bë që Kosova nuk qenka e aftë për të siguruar mbarëvajtjen e zgjedhjeve vetë?

A e dini që EULEX-i nuk e njeh shtetin e Kosovës?!

Rrjedhimisht, kushdo që ju shet përralla për sovranitet - përplasjani fytyrës faktin që u fuqizuar EULEX-i!
Nëse kanë një të tillë!