Furnizimi me ujë ndërpritet në disa fshatra dhe lagje të Fushë-Kosovës

Furnizimi me ujë ndërpritet në disa fshatra dhe lagje të Fushë-Kosovës

Aktuale September 25, 2025 - 12:18

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se furnizimi me ujë është ndërprerë përkohësisht në disa zona të Fushë-Kosovës për shkak të një defekti teknik.

Sipas njoftimit zyrtar të publikuar në faqen e tyre në Facebook, ndërprerja ka prekur fshatin Promozotin, si dhe lagjet “028” dhe “029” të Fushë-Kosovës. Arsyeja kryesore e ndërprerjes është një defekt teknik në sistemin e ujësjellësit në Promozotin, si dhe nevoja për mirëmbajtje teknike.

“Ndërprerja ka qenë e domosdoshme edhe për nevoja të pastrimit dhe mirëmbajtjes së rezervuarit të ujit në Vragoli”, thuhet në njoftim.

KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se ekipet teknike tashmë janë në terren dhe po punojnë për sanimin e shpejtë të defektit dhe përfundimin e pastrimit të rezervuarit.

“Ekipet tona janë duke punuar për sanimin sa më të shpejtë të defektit dhe për përfundimin e pastrimit teknik, në mënyrë që furnizimi me ujë të rikthehet në afatin më të shkurtër të mundshëm,” thuhet më tej në njoftim.

Kompania u ka kërkuar qytetarëve mirëkuptim dhe durim gjatë kohës së ndërprerjes së ujit.

“Kërkojmë mirëkuptimin tuaj dhe ju falënderojmë për durimin!”, përfundon njoftimi.