Osmani takohet me kryeministrin e Bangladeshit në New York

Osmani takohet me kryeministrin e Bangladeshit në New York

Aktuale September 25, 2025 - 13:06

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka takuar sot në New York kryeministrin e Bangladeshit, Muhammad Yunus.

Osmani ka shkruar në rrjetet sociale se me Yunusin kanë diskutuar për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe përpjekjet e përbashkëta në skenën ndërkombëtare, transmeton Zeri.info.

“Në takim me kryeministrin e Bangladeshit, Muhammad Yunus, diskutuam për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona, si dhe mbi përpjekjet e përbashkëta në skenën ndërkombëtare”.

“Kosova mbetet e përkushtuar për avancimin e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe është thellësisht mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Bangladeshit”, shkroi Osmani. /Zëri