
Kongresisti amerikan thotë se Osmani është takuar me Trumpin
Aktuale
September 26, 2025 - 09:02
Kongresisti amerikan, Keith Self, ka bërë të ditur se presidentja Vjosa Osmani është takuar me homologun e saj, Donald Trump.
Selfi tha se është i lumtur që kaloi kohë me presidenten Osmani, pas bisedimeve të saj me Trumpin dhe anëtarë të Kombeve të Bashkuara.
“I jam mirënjohës Osmanit, presidentes së Kosovës, që kaloi kohë me mua dje pas takimeve të saj me presidentin Trump dhe anëtarët e Kombeve të Bashkuara”, shkroi shkurt Selfi në Facebook.
Këto takime të së parës së vendit vinë pasi ajo po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA.