
Rama: Tramvaji me rrymë do të nisë lëvizjen për herë të parë në Prishtinë, më pak ndotje e më shumë siguri
Aktuale
September 26, 2025 - 22:37
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka theksuar se në kryeqytet po fillon epokë e re.
Fjala është për tramin me rrymë, që do të jetësohet për herën e parë.
“Tramvaji me rrymë do të nisë lëvizjen për herë të parë në Prishtinë, duke sjellë një epokë të re të transportit publik”, ka shkruar Rama.
Në videon e Ramës në rrjete sociale, thuhet se ky tram lëviz pa shina e pa tela. Përshtatet me infrastrukturën aktuale dhe zvogëlon trafikun.
“Përtej shinave, përtej telave. Është tramvaji që lëviz pa shina, pa tela. Rritja e kapacitetit të transportit publik për 300 persona. Përshtatet me infrastrukturën aktuale. Më pak ndotje. Zvogëlon trafikun. Siguri më e lartë. I gjelbër, i rehatshëm”, thuhet në video.