
Hapësirat publike në Prishtinë po u kthehen qytetarëve, Rama: I larguam lodrat afër QKUK-së, dhe zona u kthye në park
Aktuale
September 27, 2025 - 19:39
Hapësira publike pranë QKUK-së, u është kthyer qytetarëve.
Lajmin e mirë e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke publikuar edhe fotografi nga hapësira publike, raporton Zeri.info.
Ai ka thënë se lodrat u larguan, dhe zona u kthye në park.
"Hapësirat publike po u kthehen qytetarëve. U larguan lodrat nga hapësira pranë QKUK-së dhe e kthyem këtë hapësirë në park", ka shkruar Rama.