
“Gjithçka në rregull”, llapjanët të kënaqur me policët që patrullojnë në lagjet e tyre
Policia e Kosovës është duke vazhduar me iniciativën për të prezantuar policët e lagjeve në të gjitha zonat, për të bërë një mjedis edhe më të sigurt. E disa të tillë janë edhe në stacionin policor në Podujevë. Se si është një rutinë e tyre ndiqeni kronikën.
Patrullimet tashmë i kanë më të shpeshta. Janë këta zyrtarët policorë të stacionit në Podujevë. E që dy nga këta bëjnë pjesë edhe në Policët e Lagjes.
Të veshur me uniforma e në krye të detyrës, u nisën në drejtim të sheshit të Podujevës, me qëllim krijimin e një ambient më të afërt e më të besueshme mes institucione të rendit dhe komunitetit.
Përshëndetjet e takimet e tilla i kanë të zakonshme. Më të veçanta ishin përshëndetjet me nxënësit.
E ndjenë edhe më speciale, policit Militant Plakolli, i jep bashkëbisedimi me personat e moshuar.
“Takimet që i kemi me personat e moshuar që dihet se ata kanë jetuar një sistem krejt ndryshe në një sistem i cili ka bërë gjithçka të mundur që të mos e gëzojnë atë që ne e gëzojmë sot. Ata ndihen shumë të nderuar dhe të respektuar me uniformën që ne bartim. Andaj ne këtë uniformë e bartim me përgjegjësi dhe ndershmëri të madhe”, shprehet ky zyrtar policor.
Sipas, Plakollit komunikimet e tilla dhe jo vetëm, kanë bërë që besueshmëria e qytetarë ndaj policëve të rritet.
“Vet prezenca e policës së Kosovës dhe uniforma e policës , tregon se policia e Kosovës është aty për sigurinë dhe për një mjedis sa më të qetë dhe sa më të mirë për qytetarët e Republikës së Kosovës në bazë të detyrave të cilat derivojnë nga ligji për policinë e Kosovës dhe në bazë të detyrave që nga stacioni policorë në Podujevë, ne japim maksimumin dhe bëjmë gjithçka të mundur që të ju dalim në ndihmë qytetarë të komunikojmë me ta të bisedojmë me ta, të marrim informacione. Policia është qytetarët e Republikës së Kosovës dhe qytetarët e Republikës së Kosovës janë policia”, thotë ai.
E të qenit polic përveç privilegjeve ka edhe sfida të cilat i tregon, punonjësja policore Shukrije Avdullahu.
Madje ajo inkurajon gjininë femërore dhe jo vetëm që t’i bashkohen këtij institucioni.
“Sa i përket sfidave si zyrtare policore, janë nga më të ndryshme tu filluar prej menaxhimit të stresit, rreziku gjatë punës, trajtimi i rasteve të ndryshme, por të gjitha këto janë të menaxhueshme dhe të përballueshme nga ana e zyrtarëve policorë. Unë inkurajojë të gjithë qytetarët që dëshirojnë të jenë pjesë e Policisë së Kosovës e sidomos gjininë femërore dhe minoritetet t’i bashkohet Policisë së Kosovës dhe të dhënë më të mirën për Policinë e Kosovës”, shprehet zyrtarja policore për Teve1.
Edhe Shefqet Ismajli zyrtar policor në njësinë e sektorëve, thotë se komunikimi me qytetarë ka bërë që të rritet siguria e besueshmëria.
“Siguria është shumë më në nivel se në momentin që është bashkëpunimi dhe bashkëbisedimi me të gjithë komunitetin. Kohët e fundit është duke u punuar më te madhe,bashkëpunimi me komunitetin”, thotë ai.
E se kanë komunikim të mirë me policinë e thonë edhe vetë llapjanët.
“Për polici të Kosovës shumë besojmë edhe një herë për një herë janë pika e parë në Podujevë. Sa herë që përmendet emri polic duhet me u ngritë në këmbë, me i respektuar uniformën e policisë fortë”, shprehet qytetari Nexhmi Kastrati.
“Është një polici shumë e kujdesshme ndaj qytetarëve është shumë e mirë është e respektueshme e vetëm le të vazhdojnë. Sa i përket Komunës sonë Podujevës veç le të vazhdojnë. Respekt shumë për ta është një polici e shkëlqyeshme”,thotë qytetari Ahmet Llalloshi.
Policia e Kosovës është duke vazhduar me iniciativën për të prezantuar policët e lagjeve në të gjitha zonat, si pjesë e përkushtimit për ndërtimin e besimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit me komunitetin.