
Lladrovci mban tubim në Llapushnik, e quan madhështor
Aktuale
September 28, 2025 - 23:01
Kandidati për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se ka mbajtur një takim me qytetarët e llapushnikut, të cilin e quajti madhështor.
Lladrovci tha se tubimet e “Për Drenasin Kampion” çdo ditë po i demantojnë, sipas tij, përçarësit që fshihen prapa vlerave të heronjve, të luftës dhe paqes, duke tentuar ata t’i përvetësojnë.
“Fitorja me 101 arsye është fakt që në të gjitha takimet tona zgjedhore po rikonfirmohet”.
“Qytetarët e komunës së Drenasit i kanë 101 arsye “Për Drenasin Kampion”, qytetarët kampionë në këto zgjedhje kanë qëllim fitoren e madhe dhe përfaqësimin e denjë dhe të drejtë”, shkroi Lladrovci.

Ai tutje bëri të ditur se pjesë e këtij tubimi ishin edhe kandidatët për asamble nga “Për Drenasin Kampion”.