Ambasada amerikane: Shqipëria dhe SHBA-ja konsolidojnë aleancën në OKB

Ambasada amerikane: Shqipëria dhe SHBA-ja konsolidojnë aleancën në OKB

Aktuale September 29, 2025 - 21:47

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shprehur kënaqësinë për takimet e nivelit të lartë mes zyrtarëve amerikanë dhe atyre shqiptarë, zhvilluar gjatë Javës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së këtë javë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve, aleate të NATO-s. Në postimin e saj, ambasada publikoi dy foto që dëshmonin takimet e zhvilluara në Nju Jork:

Presidenti amerikan Donald Trump me homologun shqiptar, Bajram Begaj, të shoqëruar nga Zonjat e Para dhe ministrja e Jashtme, Erisa Spiropali, me Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio.

Duke ndarë këto imazhe, Ambasada Amerikane nënvizoi mesazhin: “Aleatët e NATO-s po punojnë së bashku për të çuar përpara sigurinë dhe mirëqenien tonë.”

Këto takime konsolidojnë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, duke sinjalizuar një angazhim të përbashkët për çështjet e sigurisë dhe prosperitetit global./rtsh