Kurti takohet me Torresin, diskutojnë për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe BE

Kurti takohet me Torresin, diskutojnë për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe BE

Aktuale September 30, 2025 - 09:12

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në SHBA ka takuar kongresistin Ritchie Torrres.

Kurti e ka cilësuar Torresin si një zë të fuqishëm të mbështetjes së Kosovës, ndërsa tha se kanë diskutuar për anëtarësimin në NATO dhe BE, transmeton Zeri.info.

“Kënaqësi të takohem me kongresistin, një zë i fuqishëm në mbështetje të përparimit demokratik dhe ekonomik të Kosovës. Diskutuam për synimet tona për t’u anëtarësuar në NATO dhe BE, sektorin premtues të teknologjisë në vend, si dhe investimet e ardhshme infrastrukturore, ndër të tjera”, shkroi Kurti. /Zëri