
Deputetja e Shqipërisë merr foshnjën në Kuvend
Konstituimi i komisioneve në Parlamentin e Shqipërisë nuk solli vetëm debate dhe përplasje politike, por edhe tinguj të një fëmije të lindur pak javë më parë.
Anëtari më i ri në Kuvend ditën e sotme ishte Blini, fëmija i katërt i deputetes socialiste Ilva Gjuzi, i cili shoqëronte mamanë e tij në punë.
Deputetja e re socialiste, e zgjedhur më 11 maj në Kavajë, u shfaq në Komisionin e Burimeve Natyrore së bashku me djalin e saj njëmuajsh të lidhur rreth trupi të saj. Ledhatimet mes mamasë deputete dhe bebes së saj janë një shfaqje për herë të parë në Kuvendin e Shqipërisë, një miksim i punës si deputete dhe prindërimit që në parlamentet europiane nuk është më prej kohësh tabu.
Pak ditë më parë, një deputete e Partisë së Gjelbër në Gjermani, Hanna Steinmüller, pasi u bë e para deputete në Bundestag, që mban fjalim në podium, teksa mbante foshnjën e saj në krah, raporton A2Cnn.

Pamje të ngjashme janë parë disa herë edhe në Parlamentin Evropian, ose të shteteve të tjera të BE-së.