Bugaqku: Vendimi i Gjykatës për konstituimin e Kuvendit i pritshëm, seanca duhet të thirret brenda 48 orësh
Foto: Laura Hasani

Bugaqku: Vendimi i Gjykatës për konstituimin e Kuvendit i pritshëm, seanca duhet të thirret brenda 48 orësh

Aktuale September 30, 2025 - 18:14

Vullnet Bugaqku nga KDI thotë se e ka pritur vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese që Kuvendi nuk cilësohet i konstituuar ende dhe që deputetët kanë afat 12 ditë që ta përfundojnë këtë proces.

Bugaqku tha se Gjykata e ka ritheksuar faktin se Kuvendi si institucion konsiderohet  i konstituuar në momentin kur zgjidhet nënkryetarët e Kuvendit pa përjashtim.

Sa i përket thirrjes së seancës, sipas Bugaqkut, seanca për konstituimin e Kuvendit duhet të thirret brenda 48 orësh nga momenti i hyrjes në fuqi të vendimit.

“Ka qenë e pritshme ky vendim, Komunitetet në Kosovë kanë përfaqësim të garantuar në institucionet Kushtetuese të vendit prandaj normalisht që Gjykata Kushtetuese bazuar në jurispodencën e saj të mëparshme karshi konstituimit të Kuvendit, gjithmonë e ka ritheksuar faktin se Kuvendi si institucion konsiderohet i konstituuar në momentin kur zgjidhet kryetari dhe gjithë nënkryetarët e Kuvendit pa përjashtim, prandaj mendoj që vendimi sa i përket kësaj çështje është i drejtë.

“Sipas rregullores së fundit të Kuvendit të Kosovës, seanca nuk mund të thirret jo më vonë se brenda 48 orësh nga momenti i hyrjes në fuqi pra i aktgjykimit. Ky është një njoftim ende nuk është një vendim i plotë nuk është aktgjykim për marrjen e vendimit. Gjykata e bëri të qartë faktin se Kuvendi si i tillë nuk mund të njihet e as të konsiderohet nga askush, si i konstituuar pa u zgjedhur kryetarët dhe nënkryetarët. Afati 12 ditor është afat me të cilën Gjykata e ka konsideruar si vazhdimësi e afatit të vendosur në aktgjykimin e saj të fundit kur ka vendosur për kërkesën e PDK-së dhe LDK-së”, ka deklaruar Bugaqku./teve1