Mbyllja e qeverisë federale, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë del me njoftim
Foto: Laura Hasani

Mbyllja e qeverisë federale, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë del me njoftim

Aktuale October 01, 2025 - 10:31

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka njoftuar për kufizim të shërbimeve pas dështimit të miratimit të buxhetit të qeverisë amerikane.

Sipas njoftimit të Ambasadës, shërbimet e planifikuara të pasaportave dhe vizave për në SHBA, ambasadat dhe konsullatat jashtë vendit do të vazhdojnë “sipas mundësive”.

“Gjatë kësaj kohe shërbimet e planifikuara të pasaportave dhe vizave për tranzit në Shtetet e Bashkuara dhe në ambasadat e konsullatat jashtë vendit do të vazhdojnë sipas mundësive. Për më shumë informacion mbi shërbimet tona dhe statusin operativ, vizitoni: travel.state.gov”, thuhet në reagim.

Po ashtu, Ambasada njoftoi se për shkak të vonesës në miratimin e fondeve buxhetore, llogaria zyrtare e tyre në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht, me përjashtim të informacioneve urgjente për çështjet e sigurisë, derisa të rinisë veprimtaria e rregullt.

Qeveria amerikane është mbyllur për herë të parë në pothuajse shtatë vjet, pasi votimet e fundit në Senat për planet e financimit nuk dhanë rezultate.