
Në veri të Mitrovicës, largohet shkrimi në cirilik “E dua Mitrovicën”
Aktuale
October 02, 2025 - 11:13
Në Mitrovicën e Veriut, sot në mëngjes rreth orës 9:30, është hequr tabela e shkruar në gjuhën serbe në cirilik “E dua K. Mitrovicën” e vendosur në Rrugën “Mbretit Petar I”.
Siç shkruan mediumi në gjuhën serbe kosovo-online, persona të panjohur kanë ardhur me një furgon dhe e kanë hequr tabelën pranë rrethrrotullimit të parë në hyrje të qytetit, transmeton Zeri.info.
Policia e Kosovës ka qenë e pranishme në vendngjarje./Zëri


