Osmani takohet me Sekretarin e NATO-s në Danimarkë

Osmani takohet me Sekretarin e NATO-s në Danimarkë

Aktuale October 02, 2025 - 14:45

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar Sektarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Osmani ka thënë se ky ishte një mundësi e shkëlqyer për të riafirmuar gatishmërinë tonë për koordinim të rregullt në mbrojtje të paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe gjithë Ballkanin Perëndimor, transmeton Zeri.info. info.

“Kënaqësi të takoja Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Mark Rutte, në Samitin e EPC në Danimarkë. Ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për të riafirmuar gatishmërinë tonë për koordinim të rregullt në mbrojtje të paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe gjithë Ballkanin Perëndimor.

Theksova poashtu rolin vendimtar të NATO-s në garantimin e stabilitetit rajonal, si dhe përkushtimin e Kosovës për të qenë partnere e besueshme në përballjen me sfidat e përbashkëta”, ka shkruar Osmani. /Zëri