
Krasniqi takon ambasadorin e Italisë
Aktuale
October 02, 2025 - 19:35
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.
ë qendër të diskutimit ishin fushata zgjedhore, zhvillimet politike në vend dhe qëndrimet e PDK-së në raport me proceset aktuale.
“Sot prita në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini. Diskutuam për fushatën zgjedhore, zhvillimet politike në vend dhe qëndrimet e PDK-së në raport me to. PDK është e interesuar që vendi sa më shpejt të ketë institucione të reja, legjitime, kredibile dhe funksionale. Ambasadorin Antonini e falënderova për vizitën dhe bashkëpunimin e mirë”, ka thënë Krasniqi.