Mosanëtarësimi i Kosovës në SEPA, flet eksperti ligjor Vokshi

Mosanëtarësimi i Kosovës në SEPA, flet eksperti ligjor Vokshi

Aktuale October 08, 2025 - 09:57

Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi tashmë kanë nisur zyrtarisht pagesat në euro përmes zonës SEPA, ndërsa Kosova nuk është pjesë e saj.

SEPA, që aktualisht përfshin 41 vende, duke përfshirë shtetet anëtare të BE-së, disa vende nordike dhe Mbretërinë e Bashkuar, lejon transfere bankare në euro më shpejtë, me standarde të unifikuara dhe kosto dukshëm më të ulëta krahasuar me sistemet ndërkombëtare tradicionale.

Por, Kosova ende nuk është pjesë e SEPA-s.

E lidhur me këtë ka shpjeguar eksperti ligjor, Urim Vokshi.

Vokshi në një postim në Facebook shkruan se Banka Qendrore e Kosovës ka nxjerrë rregulloret përkatëse dhe ka para-aplikuar në SEPA, gjersa thekson se disa ligje janë në vlerësim të kushtetutshmërisë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Reagimi i plotë i Vokshit, pa ndërhyrje:

Lidhur me reagimet per mosanetaresimin e Kosoves ne SEPA

Keto dite pasi qe Shqiperia dhe Mali i Zi u anetaresuan ne SEPA (Single Euro Payments Area) u ngriten shume kritika politike per mos anetaresimin e Kosoves.

Duke qene se jam i angazhuar ne kete projekt si ekspert ligjor lokal (ne kuader te Shoqëria e Avokatëve "Vokshi & Lata" ) per te ndihmuar Komisionin Evropian per te vleresuar nese Kosova ka harmonizuar legjislacionin si parakusht per anetaresim ne SEPA ju njoftoj se Kosova ka filluar procesin e anetaresimit.

Banka Qendrore e Kosoves ka nxjerr rregulloret perkatese dhe ka para-aplikuar ne SEPA.

Vleresimi i ketyre rregulloreve nese jane te harmonizuara me EU-acquis eshte ne proces ndersa sfide mbetet fakti se Ligji 08/L-304 per Bankat, Ligji 08/L-328 për Sherbimet e Pagesave dhe Ligji 08/L-333 per plotesimin/ndryshimin e Ligjit per Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit qe rregullojne kete fushe jane ne vleresim te kushtetutshmerise prane Gjykates Kushtetuese te Kosoves.

Pritja e vendimit te Gjykates Kushtetuese eshte parakusht per te vazhduar ky proces metej.

Per ata qe nuk jane te informuar, anetaresimi ne SEPA do të lehtësojë pagesat ndërkombëtare, duke i bere ato me te shpejta, me te lira dhe me te thjeshta per qytetaret dhe bizneset e Kosoves. Kursimi vjetor per bizneset dhe qytetaret pritet te jete rreth 55 milionë euro nga tarifat per transferet ndërkombetare, sipas nje vleresimi nga German Economic Team (GET).