Kusari-Lila: Ne s’kemi votë për askënd nga deputetët e Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit
Foto: Laura Hasani

Kusari-Lila: Ne s’kemi votë për askënd nga deputetët e Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit

Aktuale October 08, 2025 - 14:51

Deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese, vullneti politik i Grupit Parlamentar është se nuk do ta votojnë askënd nga deputetët e Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit.

Në një intervistë për rtv21, Kusari tha se preferojnë që nënkryetar të jetë Nenad Rashiq.

“Nuk kemi votë për askënd nga deputetët e Listës Serbe dhe këtë e kemi deklaruar shumë herë dhe i qëndrojmë pranë atij parimi. Nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin tonë. Natyrisht se ne do të votojmë kundër siç kemi votuar për të gjithë kandidatët që ishin në seancat e kaluara dhe i njëjti do të jetë qëndrimi ynë prapë derisa t’i vijë radha hipotetikisht po themi një deputeti të komunitet serb, Nenad Rshiq”, tha ajo.