445 kallëzime penale dorëzoi Auditori në Prokurori, u ngritën vetëm 3 aktakuza
Foto: Laura Hasani

445 kallëzime penale dorëzoi Auditori në Prokurori, u ngritën vetëm 3 aktakuza

Aktuale October 08, 2025 - 20:17

Saktësisht 445 raste të mundshme të mashtrimit dhe shkeljeve ligjore i ka dërguar në Prokurori, Zyra Kombëtare e Auditimit gjatë 7 viteve të fundit.

Përveç këtyre rasteve, nga ky institucion e kanë njoftuar emisionin Kiks Kosova, se ia kanë dorëzuar organeve të hetuesisë edhe 6 raporte të plota, 

Megjithatë, deri tani, Prokuroria e Shtetit ka ngritur vetëm tri aktakuza për të gjetjet e auditorit.

Vitin e kaluar, Zyra Kombëtare e Auditimit u njoftua nga prokruoria për mbylljen e 65 rasteve.

Ndërkaq, Prokuroria po heton mbi 80 raste nga rastet të mundshme penale të cilat janë zbuluar nga ky institucion.

Për gjithë këto vite dhe gjithë këto raste të cilat zbuloi Zyra e Prokurorit të Shtetit dhe të cilat iu referuan këtij organi, ZKA-ja nuk ka ndonjë informacion se është dënuar ndonjë zyrtar shtetëror për shkeljet ligjore.

Ndërkaq, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë i thanë Kiksit se gjatë 5 viteve të fundit, kjo prokurori ka pranuar 76 lëndë, 30 prej të cilave janë zgjidhur, pa njoftuar për epilogun e tyre.