
Dronët e FSK-së “tmerrojnë” Vuçiqin, akuzon Turqinë
Sot kanë arritur në Kosovë dronët luftarakë “Skydagger”, pjesë e kontratës së nënshkruar me kompaninë turke Baykar vitin e kaluar. Dronët kamikazë, të njohur edhe si RTF (Ready to Fly) Skydagger FPV, janë pajisur me mjete shpërthyese dhe mund të godasin objektiva lëvizëse dhe statike.
Por sjella e këtyre dronëve nga Turqia, nuk i pëlqeu Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, tha se tani është plotësisht e qartë se Turqia nuk dëshiron stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe se ëndërron të ringjallë Perandorinë Osmane.
“Jam i tmerruar nga sjellja e Turqisë dhe shkelja brutale e Kartës së OKB-së dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si dhe nga vazhdimi i armatosjes së Kosovës. Tani është plotësisht e qartë se Turqia nuk dëshiron stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe ëndërron të rivendosë përsëri Perandorinë Osmane. Serbia është një vend i vogël, por ne e kuptuam mirë mesazhin,” deklaroi Vuçiqi./rtk