
Listës Serbe i dështon plani, këngëtarja serbe nuk lejohet të hy në Kosovë
Aktuale
October 08, 2025 - 22:17
Këngëtares serbe Anxhela Ignjatoviç, e njohur me emrin e saj artistik Breskvica, nuk është lejuar të hy në Kosovë nga autoritetet e vendit.
Lajmin për ndalimin e saj e ka konfirmuar për “Zërin”, zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani.
Lista Serbe e kishte ftuar këngëtaren Breskvica në një tubim të planifikuar për sonte në veri të Mitrovicës, ndërsa vet këngëtarja njihet për këngën e saj “Foleja e Shqiponjës”, me mesazh nacionalist për “kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë” me të cilën garoi për ta përfaqësuar Serbinë në Eurovision. /Zëri