
Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme
Aktuale
October 09, 2025 - 07:54
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell, shkruan Zeri.info.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 e 4 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimalet do të arrijnë në 12 e 16 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 7 metra për sekondë. /Zëri
Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:
