
Marrëveshja Izrael - Hamas, Osmani: Trumpi tregoi lidership të vërtetë
Presidentja Vjosa Osmani ka komentuar përparimin në negociatat për paqe mes Izraelit dhe Hamasit, ku nga dy palët me inicimin e presidentit Donald Trump, nënshkruan fazën e parë të planit për paqe.
Përmes një postimi në X, Osmani tha se Trumpi dhe Administrata e tij kanë treguar lidership dhe përkushtim të vërtetë për të sjellë paqe të qëndrueshme për izraelitët dhe palestinezët njësoj.
“Një moment përcaktues për paqen. Paqe që është urgjente. Paqe që ka kohë që duhej të arrihej”.
“Presidenti Donald Trump dhe Administrata e tij kanë treguar lidership dhe përkushtim të vërtetë për të sjellë paqe të qëndrueshme për izraelitët dhe palestinezët njësoj, si dhe përkushtim të palodhur për t’i dhënë fund vuajtjeve që kanë duruar breza të tërë njerëzish të pafajshëm”, ka shkruar e para e vendit.
“Mirënjohja jonë shkon gjithashtu për ndërmjetësuesit nga Katari, Egjipti dhe Turqia për angazhimin e tyre të vazhdueshëm për paqen dhe për rolin e tyre vendimtar në mundësimin të këtij përparimi”.
BLESSED ARE THE PEACEMAKERS!
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 8, 2025
A defining moment for peace.
Peace that is urgent.
Peace that is long overdue.
President @realDonaldTrump and his Administration have shown true leadership and commitment to bringing lasting peace for Israelis and Palestinians alike, and tireless… pic.twitter.com/GTIz1lHevZ