FSK-ja e Argjendtë në garën “Cambrian Patrol” në Mbretërinë e Bashkuar

FSK-ja e Argjendtë në garën “Cambrian Patrol” në Mbretërinë e Bashkuar

Aktuale October 09, 2025 - 16:32

Ekipi i FSK-së në kuadër të aktiviteteve bilaterale me Mbretërinë e Bashkuar, ishte pjesë në Garën “Cambrian Patrol” të organizuar nga Ushtria Britaneze.

Në këtë garë ekipi i FSK-së arriti të dekorohet me medaljen e Argjendtë në mesin e 118 ekipeve, 35 ekipe ndërkombëtare nga 33 shtete të ndryshme të botës.

Gara “Cambrian Patrol” është një nga garat më sfiduese në botë dhe ekipet kalojnë nëpër detyra sfiduese ushtarake si përgatitje taktike, përballje me rreziqe CBRN, operacione mjekësore, rikonicion dhe zbulim të forcave, sulm, eksploziv dhe fushë e minuar, kalim i pengesave ujore, caqe te artilerise fushore, dhe përballje me situata të burgosurve.

“Ekipi i FSK-së nga Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë i Komandës së Forcave Tokësore gjatë garës ka treguar angazhim të jashtëzakonshëm dhe profesionalizëm të lartë duke arritur Medaljen e Argjendtë. Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon me sukses në aktivitetet ndërkombëtare”

“Çmimet për ekipet pjesëmarrëse u ndanë nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar, Gjeneral Sir Roly Ëalker, ndërsa nga FSK pjesë e kësaj ceremonie ishin, Atasheu i Mbrojtjes Kolonel Agron Bajrami, Komandanti i Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë Nënkolonel Jaser Mulla dhe Rreshter majori Komandues Fehmi Lulaj”, thuhet në njoftim. /Zëri