
Rashiq: Nëse i marr votat, do ta pranoj detyrën me përgjegjësi
Aktuale
October 10, 2025 - 10:13
Deputeti serb në Kuvendin e Kosovës, Nenad Rashiq, ka folur mbi mundësinë që ai të kandidojë për postin e nënkryetarit të Kuvendit.
Ai tha se është i gatshëm të marrë këtë përgjegjësi, nëse arrin t’i sigurojë votat e nevojshme.
“Nëse arrij të marr votat e mjaftueshme… Marrëveshja nuk varet prej meje sa u përket votave, por nëse vjen radha ime, siç gjithmonë kam thënë, besoj se jam për dikë i përgjegjshëm. Nëse votojnë për mua, normal që do ta marr detyrën në formën e përgjegjësisë. Po pres të ketë edhe parti të tjera politike që japin votë”, tha Rashiqi.