Haradinaj kritikon Kurtin për dronët e rinj
Foto: Laura Hasani

Haradinaj kritikon Kurtin për dronët e rinj

Aktuale October 10, 2025 - 23:55

Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës gjatë një tubimi zgjedhor në Deçan, pati kritika për postimin që bëri kryeministri Albin Kurti për dronët e ri turq, “Skydagger”.

“Kur blen Serbia (armatim) në Iran ose në Kinë, ne mezi e marrim vesh. E çka bën kryeministri jonë? Qiky është showbizz-i që po ju kallxoj unë juve. Kur kanë ardh dronët, që nuk jan të këqij e shyq yr që i kem, 

Por ky, Albin Kurti, ka dalë edhe ua ka tregu edhe specifikat, sa kilometra fluturojnë, tek ku mujn mrrijnë e çka ka në to, që kush njeri normal në botë nuk e bën”, tha Haradinaj.