
Vukmiroviqi emërohet nga Kurti në vend të Rashiqit në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka caktuar zëvendësministrin e deritanishëm për Komunitete dhe Kthim, Nenad Vukmiroviq, ushtrues të detyrës së Ministrit për Komunitete dhe Kthim, pas zgjedhjes së Nenad Rashiqit në pozitën e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur Qeveria e Kosovës përmes një njoftimi për media, transmeton Zeri.info.
“I lindur në Mitrovicën e veriut në prill të vitit 1979, Nenad Vukmiroviq me profesion është inxhinier i diplomuar i elektroteknikës dhe informatikës. Shkollën fillore dhe të mesme i ka përfunduar në Mitrovicën e veriut. Më parë ka qenë edhe Drejtor i Arsimit në Komunën e Mitrovicës së veriut”.
“Kryeministri Kurti e uron z. Vukmiroviq për përgjegjësinë e re dhe i dëshiron suksese në përmbushjen e detyrave”, thuhet në njoftim. /Zëri