AGK-ja e cilëson si të rrezikshme thirrjen e Kurtit për hetim rreth exit polleve për zgjedhjet lokale
Foto: Laura Hasani

AGK-ja e cilëson si të rrezikshme thirrjen e Kurtit për hetim rreth exit polleve për zgjedhjet lokale

Aktuale October 13, 2025 - 16:23

 

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjatë një konference të mbajtur të hënën bëri thirrje që organet e sigurisë e drejtësisë të hetojnë kompanitë e mediat që kanë punuar dhe publikuar exit pollet për zgjedhjet lokale.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka cilësuar si të rrezikshme këtë thirrje të Kurtit, duke thënë se mediat vendore e kanë respektuar ligjin për zgjedhjet dhe nuk kanë postuar exit pollet para orës 19:00, raporton Zeri.info.

“AGK-ja i vlerëson si shumë të rrezikshme thirrjet e Kurtit për hetime pas publikimit të këtyre Exit Polleve, pasi që ato përbëjnë sulm të hapur ndaj lirisë së medias. Exit pollet kanë histori të gabimeve edhe në shumë vende të tjera demokratike, duke përfshirë SHBA-të në vitin 2016.

AGK-ja e fton zotin Kurti dhe partinë e tij që të mos ndërhyjë dhe të mos bëjnë presion ndaj mediave gjatë punës së tyre për mbulimin e zgjedhjeve”, thuhet në reagimin e AGK-së. /Zëri