Kryetari Lulzim Hetemi shpall konkurs në ditët e fundit para largimit nga Komuna e Leposaviqit

Kryetari Lulzim Hetemi shpall konkurs në ditët e fundit para largimit nga Komuna e Leposaviqit

Aktuale October 14, 2025 - 10:48

12 vende të reja të punës i ka hapur Lulzim Hetemi, kryetari në largim i Leposaviqit, i cili mori rreth 40 vota në zgjedhjet lokale – ku Lista Serbe i fitoi zgjedhjet.

Hetemi, pak para largimit, njoftoi për 12 vende të reja të punës në disa pozita në komunë.

“Komuna e Leposaviqit njofton të gjithë të interesuarit se shpall konkurs publik për plotësimin e pozitave të lira të punës sipas nevojave të administratës komunale”, tha Hetemi.