Arianit Islami emërohet ushtrues detyre i drejtorit të Autoritetit të Aviacionit Civil

Arianit Islami emërohet ushtrues detyre i drejtorit të Autoritetit të Aviacionit Civil

Aktuale October 14, 2025 - 10:58

Arianit Islami është emëruar ushtrues i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Autoritetit të Aviacionit Civil.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin për media të AAC-së.

Në njoftim tutje thuhet se Islami deri tani ishte drejtor i Departamentit të Shërbimeve të Navigacionit Ajror, pozitë të cilën e ka mbajtur që nga viti 2005.

Ai ka përvojë mbi 20-vjeçare në aviacion, të përcjellë me përgatitje të shquar akademike.

Islami është inxhinier i diplomuar i elektroteknikës nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës, ndërsa ka magjistruar në Universitetin e Aviacionit Civil të Francës (ENAC) në Degën e Komunikimit, navigimit dhe vëzhgimit të bazuar në satelit.

Në vitin 2023, ka doktoruar në Laboratorin e ENAC dhe Universitetin Paul Sabatier në Tulluz, Francë në lëmin e menaxhimit të trafikut ajror.