Vizita e presidentes së KE-së në Kosovë, Policia njofton për ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut
Foto: Zëri / Ilustrim

Vizita e presidentes së KE-së në Kosovë, Policia njofton për ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut

Aktuale October 15, 2025 - 09:27

Sot, më 15.10.2025, në Republikën e Kosovës do të qëndrojë për vizitë zyrtare presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ndërsa Policia njoftoi se për shkak të kësaj vizite do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut në disa segmente rrugore.

Me këtë rast Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite, e cila realizohet në Republikën e Kosovës, do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Kosovë.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftim.