Kurti e Von der Leyeni s’takohen në Qeveri, por në Kuvend

Kurti e Von der Leyeni s’takohen në Qeveri, por në Kuvend

Aktuale October 15, 2025 - 10:36

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet sot me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Sipas njoftimit për media, takimi s’do të mbahet në zyrat e Qeverisë, por në Kuvendin e Kosovës, transmeton Zeri.info.

“VENDI: Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, salla C301

KOHA: 14:05”, thuhet në njoftimin nga Zyra e Kryeministrit.

Kjo vjen pas letrës që shefi i Zyrës së BE-së, Aivo Orav, ia kishte nisur Kurtit në gusht të këtij viti, ku e njoftonte se vizita të larta nga BE-ja dhe shtetet anëtare s’do t’i shkojnë për takime në Qeveri, derisa të ketë institucione të reja pas zgjedhjeve të shkurtit. /Zëri