
Vuçiqi tregon se ka folur me Von der Leyenin për dialogun Kosovë - Serbi
Aktuale
October 15, 2025 - 10:51
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se në takimin që ka pasur sot në Beograd me shefen e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kanë folur edhe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Vuçiqi ka thënë se beson se do të jetë e mundur që procesi negociatave të vazhdojë me ton konstruktiv, megjithatë, sipas tij, “duhen dy veta për të kërcyer tango”.
“Një pjesë e bisedës që nënkuptohet i referohet dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës dhe besoj se do të jetë e mundur që ai të vazhdojë me një ton konstruktiv. Por duhen dy veta për të kërcyer tango”, ka thënë presidenti serb. /express