Sali Berisha feston sot 81-vjetorin e lindjes, ndan foton me bashkëshorten e tij

Sali Berisha feston sot 81-vjetorin e lindjes, ndan foton me bashkëshorten e tij

Aktuale October 15, 2025 - 11:20

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, feston sot 81-vjetorin e lindjes.

Vetë kryedemokrati ka ndarë një foto me bashkëshorten e tij, Liri Berishën në rrjetet sociale, ndërsa shprehet mirënjohës për familjen, bashkëpunëtorëve, dashamirësve që e bëjnë vjeshtën, stinën e kurorës së jetës së tij.

Postimi i plotë i Berishës, pa ndërhyrje: 

Sot 81 vjeç!
Mirënjohje të pakufishme Zotit të Madh, familjes time, miqve, bashkëpunëtorëve, dashamirësve dhe mbështetësve të betejave të mia që me dashurinë, ndihmën, guximin e përkushtimin e tyre ma bëjnë vjeshtën, stinën kurorë të jetës time!