
Osmani bën thirrje për formimin e qeverisë: Shpresojmë të gjejnë një gjuhë të përbashkët
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se sa më shpejt të formohet qeveria, aq më shumë do të shtyhen përpara reformat. Ajo tha se kjo është në duart e partive politike, për çka shpreson të gjejnë një gjuhë të përbashkët.
“Tani e dini që përkundër angazhimit tim të vazhdueshëm që të kemi konstituim të Kuvendit ajo çështje është varë nga vullneti politik të partive dhe deputetëve të Kuvendit, më në fund edhe ai proces u përmbyll, kemi konstituim të Kuvendit, pas asaj kam mandatuar kryeministrin në detyrë, i cili është nominuar nga partia e parë. Tani nga data është nominuar janë 15 ditë, mirëpo negociata për koalicione bëhen vetëm mes partive politike, të cilat si presidente nuk mund të ndërhyj, nuk mund ta dijë deri ku kanë arritur negociata, për më shumë informata duhet të japin partitë. Shpresoj shumë që të ketë sa më parë qeveri. Sa më parë të kemi qeveri me mandate kushtetuese, aq më parë mund të shtyjmë përpara reforma, buxhet gjithëpërfshirës, do të kem vendime të tjera që shtyhen parapara nga qeveria, por kur do të ndodhë kjo varet nga paritë politike, të cilat shpresoj të gjejnë gjuhë të përbashkët dhe qytetarët e Kosovës do të ketë qeveri me mandate të plotë”, tha Osmani. /eo