
Më shumë vdekje sesa lindje në Kosovë
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare mujore për lindjet, vdekjet, kurorëzimet dhe shkurorëzimet për muajin gusht 2025.
Sipas ASK-së, në muajin gusht 2025 janë regjistruar 2 516 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1 284 lindje janë meshkuj dhe 1 232 lindje janë femra.
Në muajin gusht 2025 ka rënie të numrit të lindjeve me rreth 6,4%, krahasuar me muajin korrik 2025.
Po ashtu, gjatë muajit gusht 2025 janë regjistruar gjithsej 914 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës).
Nga gjithsej vdekje të regjistruara, 515 janë meshkuj dhe 399 janë femra.
Krahasuar me muajin korrik 2025, në muajin gusht janë regjistruar 4,3% më shumë raste të vdekjeve, transmeton Zeri.info.
Po ashtu sipas këtyre statistikave, ka pasur rritje të kurorëzimeve dhe rënie të shkurorëzimeve gjatë muajit gusht.
Në muajin gusht 2025 janë regjistruar gjithsej 1 972 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës). Krahasuar me muajin korrik 2025, në muajin gusht ka rritje të numrit të kurorëzimeve për 59,5%.
Kurse, në këtë periudhë janë regjistruar 97 raste të shkurorëzimeve në Kosovë, ku krahasuar me muajin korrik 2025 ka rënie të numrit të shkurorëzimeve për (-45,2%). /Zëri