Von der Leyen: E rëndësishme që Kosova të vazhdojë deeskalimin e tensioneve
Foto: Laura Hasani

Von der Leyen: E rëndësishme që Kosova të vazhdojë deeskalimin e tensioneve

Aktuale October 15, 2025 - 15:12

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në një postim në Instagram, Von der Leyen u shpreh se është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë ndërtimin e institucioneve.

“Jemi të përkushtuar për një të ardhme ku gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e BE-së. Për këtë, është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë ndërtimin e institucioneve të forta dhe deeskalimin e tensioneve”, tha ajo.

Von der Leyen, përveç takimit me presidenten Osmani, është takuar edhe me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.