
AGK-ja dënon paralajmërimin intimidues të Faton Pecit kundër disa gazetarëve
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shprehet thellësisht i shqetësuar me paralajmërimin e kandidatit të Vetëvendosjes për komunën e Mitrovicës Jugore, Faton Peci se do të padisë disa gazetarë për shkak të publikimit të exit-polleve.
AGK-ja vlerëson paralajmërimin për padi kriminale ndaj gazetarëve si përpjekje e hapur për intimidim dhe pengim të punës së tyre si gazetarë.
”Ky akt i zotit Peci është sulm brutal ndaj lirisë së raportimit në Kosovë, dhe përpjekje për të dekurajuar punën e gazetarëve. AGK e sheh këtë veprim edhe si përpjekje për ta kaluar betejën politike në mediale, gjë që është e papranueshme. Zoti Peci ka një histori të sulmeve ndaj mediave dhe gazetarëve, dhe AGK-ja e fton që të heqë dorë nga kjo praktikë shumë e dëmshme për demokracinë në Kosovë”.